E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal te Chelsea, prapë i "ngatërrojnë" gratë

Një skandal i ri ka plasur te lojtarët e Chelseat ku në qendër të vëmendjes përsëri është gruaja. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për John Terryn e Wayne Bridge, por për dy talentët e skuadrës, Thiebaut Cortuouis dhe Kevin De Bruyne.

Dy lojtarët e Chelseat, që luajnë të huazuar te dy skuadra të ndryshme, janë përfshirë në debat ku që të dy synojnë vajzën belge, Caroline Lijnsen.

De Bruyne është në lidhje me Lijnsen që një kohë, ndërsa në rrjetet shoqërore janë parë foto të lidhjes së re mes belges dhe portierit Cortouis.

Ky po quhet si një skandal i ri te Chelsea pasi që në një të ardhme të dy talentët mund të jenë në një skuadër, por nëse është kështu jo si bashkëlojtarë por si rival./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›