Ja si do të duket Reali në vitin tjetër

Gazeta e famshme sportive spanjolle "Marca" ka bërë një analizë se si do të duket Real Madridi në edicionin tjetër me Carlo Ancelottin trajner.
Gazeta spanjolle është e sigurtë në largimin e Ancelottit, ndërsa ka përmbledhur skuadrën e Realit me 22 lojtarët e saj që mund të jenë në edicionin tjetër. Sipas "Marcas" Reali nuk do të ketë shumë ndryshime në skuadër.
Në formacionin e paraqitur vërehet paraqitja e disa lojtarëve të cilët priten të jenë të transferuarit e Realit. Gareth Bale, Condogbia, Gundogan e Verrati mund të jenë në listën e Ancelottit.
Në mbrojtje shihet edhe rikthimi i të huazuarit, Carvajal. Në formacion nuk është Di Maria dhe Higuain të cilët thuhet se do të shiten nga Reali./indeksonline/