E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po "tutet" Mancini

Roberto Mancini ka filluar të ndjej fundin e tij tek Manchester City, Këtë gjë e ka pranuar vetë trajneri italian. Mancini e ka kuptuar se drejtori sportivi i Cityt, Txiki Begiristain ka patur bisedime me agjentin e trajnerit kilian të Malagës, Manuele Pellegrini.

"Ata kanë biseduar për një trajner te City. Unë shpresoj se kanë kaluar mirë në darkë. Më duhet të them se ndjehem rehat tek City por se në media po dëgjoj disa fjalë tjera.

Unë kam fituar deri tani 3 trofe me Cityn dhe jam në rrugë të mirë për të fituar edhe të katërtin" deklaroi Mancini./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›