E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ja si do të jetë godina e re e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga puna për ndërtimin e maternitetit të vjetër të Tiranës, pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Rama ka treguar se si do të jetë godina e re e ‘Mbretëreshës Geraldinë’. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë😍“, shkruan kryeministri Rama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›