E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejohet Geti i Tingullit 3nt

Ashtu siç kanë bërë të njohur mediat në Kosovë, sot do të fejohet “gangsteri” i Tingullit 3nt, Getoar Selimi. Djaloshi që është përfolur jo pak në media për histori dashurie, apo për vajza që çmendeshin pas tij, duket se ka vendosur të mbledhë mendjen dhe t’i thotë “lamtumirë” beqarisë. Prej pak kohësh është bërë e njohur se Geti ka një lidhje dashurie me një vajzë nga Kosova, që quhet Floreta, por deri më tani ata nuk ishin prezantuar asnjëherë publikisht së bashku. Ndoshta vetë reperi i njohur ka preferuar ta mbajë diskrete këtë pjesë të jetës së tij private. Dhe vetëm tani që po e konsolidon marrëdhënien e tij të dashurisë në fejesë, e ka pohuar pa druajtje historinë e tij. Nuk është bërë e ditur nëse do të ketë ndonjë festë të madhe apo thjesht një ceremoni zyrtare, por gjithsesi fejesa e artistit të njohur është bërë publike përtej miqve të tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›