Ja si mund ta mbroni një makinë nga vjedhja!
Pas një serie të gjatë vjedhjesh në parkingun ku ai linte makinën, Lu Hsin, 54 vjeç nga Pekini, ka menduar që të ndërtojë një mur të vërtetë, në mënyrë që të mbrojë makinën nga hajdutët. Makinën, 54-vjeçari praktikisht nuk e përdor fare, por e kishte blerë për shkak të së shoqes, e cila kërkonte që të bënte xhelozë fqinjët e saj me një makinë luksi. Dhe, për ta mbrojtur makinën, bashkëshorti i saj ka ndërtuar një mur të vërtetë kinez.