E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 euro për një litër benzinë!

Benzina kushton gjithmonë e më tepër. Ky lajm tashmë është bërë i përditshëm, por, si do të ndiheshit ju, në rast se do tu kërkonin më shumë se 200 euro për 21 litra benzinë? Mos u përgjigjni. E imagjinojmë reagimin që do të kishit pasur. Por, kjo gjë u ka ndodhur dy personave në gjermani, të cilët janë detyruar që të paguajnë shifrën e mësipërme. Nuk ndodhi asnjë gabim dhe gjithçka është e ligjshme në fakt. Pronarët e një pike benzine në Shtutgard kishin vendosur që ta çonin çmimin e një litre benzine në 9,99 euro për litër për Pashkët, në mënyrë që mos të kishin shumë punë. Por, dy persona, të cilët nuk kanë qenë nga ajo zonë dhe nuk e kanë ditur këtë gjë, kanë shkuar për tu furnizuar me benzinë dhe janë detyruar që të paguajnë shumim e kripur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›