Shpërthim në fabrikën e demontimit në Skrapar, një i vdekur
Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një shpërthimi që ka ndodhur në fabrikën e demontimit të municioneve në Skrapar.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se viktima është Agim Mekollari, ndërsa emrat e të lënduarve ende nuk janë bërë të ditur. Të plagosurit janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa ende nuk dihen motivet e shpërthimit.