E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si ndëshkohen ata që hipin mbi trena (FOTO)

Share

Për shumë njerëz janë të njohura fotot e trenave të tejmbushur në Indonezi. Njerëzit që hipin mbi trena për të shmangur pagesën, tani mund të marrin një ndëshkim spektakolar.

Indonezia ka vendosur që sipër hekurudhave të ngrejë trarë të lartë, nga ku varen topa të mëdhenj prej betoni. Kështu, nëse je mbi tren, një top i tillë të godet dhe ndoshta goditja mund të jetë fatale.

Autoritetet shpresojnë se kjo metodë do funksionojë. Një zëdhënës i kompanisë shtetërore të trenave tha se kanë provuar gjithçka, madje duke vënë edhe tela me gjemba mbi tren, por nuk ka funksionuar asgjë.

Një i varfër tha se ata do fitojnë edhe ndaj kësaj zgjidhje. Megjithatë ai pranoi se ndjehej i frikësuar. Mbi 400 mijë njerëz udhëtojnë me trena drejt kryeqytetit në kohën e pikut. Shumë prej tyre nuk i përballojnë biletat. Shumë njerëz kanë vdekur në aksidente. Në vitin 2008 vdiqën 53 pasagjerë pasi hipën në çati. Shumë viktima shkaktohen nga kabllot që kalojnë mbi trena. Të tjerë bien ndërsa treni lëviz.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›