E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dhe lypësit e saj (fotoreportazh)

Çfarë ndodh në përditshmërinë e Tiranës. Fokusi i aparatit tregon lypës në të gjitha zonat. Prindër e fëmijë të ulur me duart e zgjatura, fëmijë të vegjël që u ngjiten pas makinave për të marrë ndonjë para e që ndoshta edhe dhunohen prej tyre (fotot tregojnë një derë automjeti që hapet me forcë për të detyruar lypësin të largohet prej saj). Ka nga ata që të barin e blertë të brigjeve të Lanës e përdorin për të shijuar rrezet e ngrohta dhe për pak… gjumë. E më tej janë edhe ata që për të fituar bukën e gojës, vishen me rroba të grisura për të ndjellë keqardhjen, por që më pas i sheh të ndërrohen e të kenë rroba të pastra, si çdo njeri i rregullt. Fundja, njeriu për mbijetesën do të bëjë gjithçka.

Fotot: Franc Zhurda

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›