QSUT, Stop makinave dhe kioskave përreth

Nëse QSUT është shndërruar në një vend ku kalojnë lehtësisht mijëra automjete, kjo do të marrë fund. Së shpejti asnjë makinë nuk do ta bëjë këtë rrugë përgjatë spitalit nëse nuk ka emergjencë. Gjithashtu po përgatitet një studim për të sistemuar parkimet në këtë qëndër spitalore duke minimuar trafikun dhe duke mos lejuar qëndrimin e automjeteve vend e pa vend. Drejtori i QSUT Saimir Ivziku thotë se në spitale qarkullojnë rreth 3 mijë automjete prandaj do të mbyllen rrugët dytësore.
Në bashkëpunim me policinë Bashkiake, nis aksioni për heqjen e kioskave në ambjentet e QSUT. Deri tani janë hequr 10 kioska, ndërsa aksioni do të vazhdojë për ti hequr ambulantët të cilët tregtojnë brenda spitalit.
Por ndëryrjet në QSUT duhet të bëhen edhe në ambjentet përreth, pasi dhjetra tregtarë shesin mallra jashtë kushteve higjenike, ndërkohë që përballë qëndrës spitalore "lulëzojnë" tregjet e rrobave të përdorura.