E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, rreshqitjet e dheut rrezikojnë fshatin Arëz

Prefektura e Korcës, ka kërkuar largimin e banorëve nga fshati Arës, pasi lëvizjet tektonike të tokës rrezikojnë jetën e tyre. Mësohet se më të rrezikuara janë janë dy banesa të vecuara, banorët e të cilave janë evakuar. 

KORCE- Rrëshqitjet e dheut kanë bërë që muret e disa banesave në fshatin Arëz të Devollit, të pësojnë plasaritje të rënda.
Prefektura e Korcës, ka kërkuar largimin e banorëve nga ky fshat pasi lëvizjet tektonike të tokës rrezikojnë jetën e tyre. Sipas informacioneve që vijnë nga kjo prefekturë, më të rrezikuara janë janë dy banesa të vecuara, të cilat ndodhen shumë pranë pikës kryesore të rrëshqtijes së dheut. Ndërkohë mësohet se familjet që jetonin në to janë evakuar. Për ti bërë ballë situatës alarmate të krijuar në fshatin Arrëz, është ngritur shtabi i emergjencave civile në prefekturë të cilët kanë verifikuar situatën dhe rrezikshmërinë që egziston në fshat. Problematike si shkak i rrëshqitjes së dherave paraqitet edhe fshati Trebinjë i Pogradecit ku janë në rrezik 7 banesa, ndërsa njëra është shembur plotësisht. Tri ditë më parë rrëshqitja preku edhe një nga akset Korce-Liqenas nyje lidhëse midis zonës së juglindjes dhe Maqedonisë.(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›