E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaap de Hoop Scheffer sot viziton Kosovën

Qëllimet e vizitës së tij janë dy. Gjatë ditës së sotme Scheffer do te vizitojë paqëruajtësit e NATO-s, si dhe do të takohet me krerët politikë të Kosovës. Vizita e Shefer behet ne kohen kur po diskutohet dislokimi i misionit EULEX ne gjithe Kosovën 

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer pritet të vizitojë sot Kosovën.
Qëllimet e vizitës së tij janë dy. Gjatë ditës së sotme Scheffer do te vizitojë paqëruajtësit e NATO-s, si dhe do të takohet me krerët politikë të Kosovës. Vizita e Shefer behet ne kohen kur po diskutohet dislokimi i misionit EULEX ne gjithe Kosovën. Kreu i NATO-s e ka bere te qarte se pavaresisht nga dislokimi i EULEX, KFOR do te qendroje ne Kosove deri ne vitin e ardhshem. Aktualisht situata ne Kosove eshte e qete, dhe analistet thone se sfide nuk eshte me siguria, por ekonomia dhe diplomacia. Kjo do te thote se qeveria e Kosoves duhet te punoje shume per te forcuar themelet e shtetit te ri te pavarur me 17 shkurt.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të këtij viti, shteti i ri është vizituar nga shumë personalitette të larta. Vizita e Scheffer pason atë të Solanës, Rehn, Rozmari Di Karlo etj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›