Jackson, merrte drogë intravenoze
Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson ka marrë edhe droga intravenoze dhe jo vetëm droga të lehta. Kështu ka thënë për këngëtarin e ndjerë, mjeku i tij personal Conrad Murray, i cili është duke u përballur me gjyq për vdekjen e Mbretit të Popit.
Jackson vdiq në gjumë dhe shkak mendohet të ketë qenë bari i Propofolit, ndërkaq raportohet se ai ka marrë edhe hapa të tjera dhe drogë intravenoze në mënyrë që të bjerë në gjumë. Kështu ai vuante edhe nga pagjumësia;. “Skuadra e Conrad Murray nuk mund ta kuptojë se nga erdhi në organizmin e tij Propofoli”, tha një burim.
“Kjo nuk ka shumë kuptim pasi që Michael në atë kohë nuk pinte këtë lloj bari. Për ta nuk dihet se nga çfarë ishte i varur ai. Michael në ndonjë rast bënte akte të çuditshme, duke marrë barna që ta vënë në gjumë. Ato nuk ishin vetëm barna gojore”, tha burim.
Murray po ashtu është ankuar se Michael ka qenë në gjendje që ta injektojë vetën dhe kështu ka mundur që t’i japë vetvetes barna vdekjeprurëse. “Murray madje ka arritur të bind edhe prokurorin me fakte që Michael ka përdorur barna pa lejen e tij”.