Jacobson inkurajon palët të arrijnë marrëveshje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Trecey Ann Jacobson, ka thënë së është shumë me rëndësi që të kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jam shumë e lumtur për takimin e nesërm. Uroj të dy kryeministrat të kenë kurajën dhe zgjuarsinë, sepse është shumë me rëndësi që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej, sepse kjo është me rëndësi jo vetëm për stabilitetin e tërë rajonit, por edhe për tërheqjen e investimeve te huaja”, ka theksuar ajo.
Ndërsa, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëveshja është çështje e pashmangshme dhe është e nevojshme që të arrihet, sepse është e vetmja mënyrë për të shkuar drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”. ka theksuar Jahjaga./Indeksonline/