Jacobson poston dhunën në Twitter. Thaçi: Nuk na ndan me SHBA-të
Kosovë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se asnjë veprimi i izoluar nga kush do qoftë nuk do të mund të dëmtoj relacionin e përjetshëm të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuars të Amerikës.
RTK-ja duke cituar deklartat e Thaçit raporton sot se shefi i qeverisë së Kosovës ka dënuar pengimin e ambasadores Tracey Ann Jacobson, nga pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekje për hyrje në Kuvendin e Kosovës, ditën kur pritej të ratifikohej marrëvshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Zonja Jacobson ka publikuar një foto duke treguar të enjturat në krahun e saj të bëra ditën e marrëveshjes. Fotoja e publikuar në rrjetin social Twitter është shoqeruar nga zonja Jacobson me dixhiturën: Po e përshtat lëndimin tim me fustanin.