Iniesta: Nuk ka sfidë më të madhe se të mundesh Brazilin në stadiumin e tij
Andres Iniesta u përpoq të largojë presionin e ekipit spanjoll përpara sfidës përfundimtare të së dielës. Lojtari i talentuar beson se “Brazili është favorit” për ndeshjen që do të shpallë kampionin e Kupës së Konfederatave.
‘La Marca’ raporton sot se Iniesta foli mbi lojën vendimtare duke u shprehur: “Ata janë favoritë sepse ata luajnë në shtëpi, sepse ata kanë mijëra njerëz prapa…Nuk ka sfidë më të madhe se të mundim Brazilin në stadiumin e tyre”,- tha ai.
Duke vazhduar me analizën e rivalit, Iniesta tha: “Brazili është një ekip i madh. Ka bërë një turne spektakolar dhe ka lojtarë të mëdhenj. Ne kemi një ekip shumë të mirë, i cili i jep një nivel shumë të lartë kujdo që luan dhe ne s’kemi asnjë hezitim për të luftuar për titullin”,- tha ai.
Për mesfushorin e Spanjës, fitorja e Kupës së Konfederatave ka domethënie të veçantë për të qënit një nga titujt disi të zhdukur për ekipin.