Skandal/ Ndoten dhe u vihet flaka monumenteve të kulturës, shteti hesht (FOTO)
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- Sikur të mos mjaftonte numri jo i të paktë turistët e huaj që ikin të pakënaqur nga Shqipëria, faturim ky mbi gjithë atë mori problemesh që kemi lidhur me cilësinë e dobët të shërbimeve apo të infrastukturës, një problem edhe më i madh del në dritë: Mungesa e kulturës qytetare për të ruajtur dhe promovuar Trashëgiminë Kulturore që kemi trashëguar nga të parët.
Gazeta IDEA në një vëzhgim sjell sot në vëmendje të lexuesit të saj atë çka ndodh me një prej monumenteve të Trashëgimisë Kulturore të Elbasanit. Ndotja, siç duhet edhe në këto imazhe, nuk përbeën më çudi në asnjë prej monumenteve më të vizitueshëm nga turistë e huaj dhe vendas.
Ajo është Bazilika e Bezistanit, e zbuluar vetëm para pak vitesh dhe me një prej mozaikëve më të bukur në Shqipëri të gjetur deri më sot, që për mungesë përgjegjshmërie është shndërruar në një vend grumbullimi kartonash. E sikur të mos mjaftonte kjo, njerëzit jo vetëm i hedhin ato në qoshet e mureve të kësaj Bazilike, por edhe i djegin aty.
Në fotografitë e bëra për Gazetën IDEA tregohet qartë se në disa qoshe të mureve të Bazilikës gjenden kuti kartoni, që askush nuk e di se si kanë përfunduar aty. Gjithashtu në njërën prej qosheve, në Nefin e Krahut të majtë të Bazilikës, i është vënë zjarri disa mbeturinave. Zjarri ka nxirë murin e rrënojës së këtij monumenti, nga më të rëndësishmit për trashigiminë kulturore të qytetit.
Sërish akti mbetet pa autorësi, por përgjegjësia padyshim është kolektive. Një barbarizëm që jo vetëm dëmton monumentin, por edhe krijon një imazh të negativ në sytë e turistëve që e vizitojnë atë. Pas interesimit mësuam se deri më tani nuk është marrë asnjë masë mbi situatën e krijuar.
Vetëm disa javë më parë përfaqësues të Institutit të Monumeteve të Kulturës rizbuluan Mozaikun e Bazilikës për të parë gjendjen e tij. Nga ai rizbulim janë bërë dhe disa fotografi të mozaikut. Gjendja e tij sipas arkeologëve është e mirë. Por edhe pse me një vlerë shumë të madhe për historinë dhe trashëgiminë kulturore, asnjë turist nuk do ta shijonte këtë objekt, me kartonat e mbetjet që digjen aty.
Skandal/ Ndoten dhe u vihet flaka monumenteve të kulturës, shteti hesht
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 6