Të dhënat personale, aktivitet për sensibilizimin e qytetarëve
Shqiptarët nuk janë të informuar rreth mbrojtjes së të dhënave personale dhe rëndësisë së tyre. Një fakt të tillë e vuri në dukje Flora Cabej, komisionerja për mbrojtjen e të dhënave Personale Në një seminar të organizuar në lidhje me të dhënat personale në sektorin e telekomunikacioneve.
Përfaqësuesi i AKEP Jetmir Braha nga ana tjetër premtoi mbrojtjen e të dhënave personale të shqiptarëve në sektorin e telekomunikacionit.
Aktiviteti kishte si synim ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në lidhje me procesin e mbrojtjes së të dhënave personale.