E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Dialogu me Serbinë, do të ketë sukses

Presidentja Atifete Jahjaga është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, i cili e ka përgëzuar presidenten për zgjedhjen e saj dhe ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha fushat.
 

Ambasadori britanik ka vlerësuar se është e një rëndësie të veçantë, perspektiva e qartë evropiane për Kosovën dhe avancimi i saj, së bashku me vendet e tjera të rajonit, drejt anëtarësimit në BE. Ai tha se dialogu me Beogradin është i rëndësishëm dhe se zgjidhja e problemeve praktike është jetike.
 

Ndërkaq, presidentja Jahjaga ka deklaruar se Kosovës i duhet vendosja e një marrëdhënieje kontraktuale me BE-në mënyrë që të qartësohet e ardhmja e saj. Ajo tha se Kosova po i kushton kujdes marrëdhënieve me shtetet fqinje në mënyrë të veçantë marrëdhënieve me Serbinë, posaçërisht dialogut që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
 

Presidentja tha se dialogu do të ketë sukses, pasi palët do të gjejnë vetëm zgjidhje evropiane që janë në interes të të dy popujve dhe të dyja vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›