E Diel, 1 Nëntor 2026

Synimi i Kosovës, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare

Koordinatorja për zhvillim e OKB-së dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, gjatë një takimi me presidenten Atifete Jahjaga, i ka ofruar asaj mbështetjen e plotë të saj dhe të institucioneve që përfaqëson.
 

Ajo u shpreh e kënaqur me kete bashkëpunim me institucionet e vendit dhe theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Jahjaga, nga ana e saj, theksoi se Republika e Kosovës ka nevojë për ndihmë për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve, si dhe koordinimin e aktiviteteve të donatorëve.
 

Gjithashtu, theksoi synimin e përhershëm të popullit dhe të institucioneve të vendit tonë për anëtarësim në iniciativat rajonale, në institucionet ndërkombëtare, sikurse të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›