Jahjaga: Kushtetuta i ka hapur rrugë zhvillimit të vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 9 Prillit, Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dokumentit më të lartë juridik të vendit tonë, katër vjet më parë, është një akt historik, që shpreh vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës.
“Duke qenë garanti i të drejtave dhe i lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, garanti i fjalës së lirë, i lëvizjes së lirë dhe i sundimit të ligjit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës i ka hapur rrugë zhvillimit të vendit tonë në të gjitha fushat.
Mbështetur mbi këtë dokument fondamental, Kosova po ndërtohet mbi bazat e një shteti ligjor, që sundimin e ligjit e ka parim themelor të funksionimit të saj dhe që respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve bëhet vlerë e lartë e shoqërisë sonë.