E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Pres me padurim miqësinë midis Kosovës e Serbisë

VARSHAVË- Presidentja e Kosovës nga Varshava ku ka marr pjesë në samitin e vendeve të Evropës Qendrore ka pohuar para lidërve botërore se po e pret me padurim ditën kur Kosova dhe Serbia të bëhen miq.

Jahjaga deklaruar se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me shumicën e fqinjëve të saj, ndërkohë që po bën çmos për të kthyer një faqe të re në marrëdhëniet me Serbinë.

“Përkundër të kaluarës sonë, Kosova dhe Serbia duhet të jenë fqinj dhe një ditë ne gjithashtu do të jemi miq. Kjo është e ardhmja jonë dhe unë me padurim e pres atë ditë”, ka thënë Jahjaga.

Ndër të tjera presidentja e Kosovës ka folur për ndërhyrjen e NATO-s dhe zhvillimin e mëparshëm të Kosovës, me ndihmën e ndërkomëtarëve. Ndërkohë që ka pranuar se vendi po përballet më sfida të ndryshme, si sundimi i ligjit, që sipas saj janë si pasojë e “tranzicionit të vonshëm dhe arritjes së vonuar të shtetësisë, si dhe problemet e mbetura me Serbinë”.

Presidentja e Kosovës ka vlerësua se e ardhmja më e mirë për tërë rajonin e Ballkanit do të jetë kur të gjitha shtetet përfshirë edhe Republikën e Kosovës të integrohen në Bashkimin Evropian.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›