E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantë serbë provokojnë: Kosova është Serbi

MITROVICË - Grupe maturantësh serbë, duke festuar fundin e maturës në pjesën veriore të qytetit janë bërë shkaktrët kryesor të prishjes së rendit dhe qetësisë si dhe provokimeve drejtuar shtetit të Kosovës.

Sipas mediave kosovare të rinjtë me bluza me mbishkrime “Kosova është Serbi” të hipur mbi makina dhe në këmbë kanë shëtitur nëpër pjesën veriore të Mitrovicës, duke kënduar këngë me përmbajtje shoviniste, kurse rreth orës 11:00 për gati gjysmë ore kanë detyruar policinë të mbyllë urën e Ibrit, duke mos lejuar qarkullimin e makinave.

Ndërkohë mësohet se maturantët serbë të shkollave të mesme kanë valëvitur flamuj të Serbisë, por edhe të grupeve të tjera ekstremiste serbe. Polica nga ana tjetër e cila ka shoqëruar gjithë manifestimin e maturantëve serbë ka pohuarse ajo ka kaluar pa incident.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›