E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK me Qeveri n’Hije

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 22:58

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po përgatit një ekip që do t’i “kundërvihet” Qeverisë Thaçi. Bëhet fjalë për “qeveri në hije” që partia më e madhe opozitare është duke formuar. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka konfirmuar lajmin, ndërkohë ka njoftuar për përbërjen.

“LDK ka angazhuar ekspertë për formimin e kësaj qeverie në hije, që të zvogëloj mandatin e ‘Qeverisë Thaçi 2’”, ka thënë Mustafa, njofton Kosovainfo. I pari i LDK-së ka folur edhe për reformat në LDK.

“LDK do të ketë reforma brenda kësaj partie ku do të inkuadrohen anëtarë të rinj në struktura të ndryshme të kësaj partie, duke mos anashkaluar anëtarë të tjerë që kanë mbi 20 vite që kanë kontribuuar në këtë parti”. Mustafa ka vizituar të premten fshatin Mramor të Prishtinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›