E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron personalitete të shquara kosovare

Presidenti Bamir Topi ka dekoruar personalitetet me të shquara nga Kosova për kontributin e dhënë. Dekorimi përkon edhe më përvjetorin e Lidhjes historike të Prizrenit, në përvjetorin e 13-të të çlirimit të Kosovës, dhe në 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Presidenti Topi ka dekoruar Adem Jasharin (pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar për heroizmin për mbrotjen e cështjes kombëtare. Adem Demaçi u dekoruar me Urdhrin "Nderi i Kombit". Gjithashtu Topi dekoroi me Medaljen e Artë të Shqiponjës Ramiz Cernicës (Pas vdekjes) për kontributin e dhënë në luftën e Kosovës.

“Gjatë viteve të mia në funksionin e nderuar të Kryetarit të Shtetit shqiptar kam pasur fatin dhe rastin të nderoj shumë personalitete të shquara shqiptare për kontributet e tyre jetësore, aktet e kurajës së jashtëzakonshme dhe veprat e mëdha që kanë bërë për vendin. Unë sot ndihem krenar që në emër të Shtetit shqiptar nderoj me dekoratën më të lartë Adem Jasharin, heroin legjendar të luftës për çlirimin e Kosovës, prijësin fjalëpakë dhe simbolin frymëzues për miliona të rinj shqiptarë, njeriun që tashmë e nderon përjetë çdo familje, çdo qytet e çdo komunitet shqiptar në botë. Unë gjithashtu ndihem krenar që kam rastin të nderoj heronjtë e tjerë të Kosovës së re: Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevën; Ukshin Hotin dhe Afrim Zhitinë, si dhe emra të tjerë të shquar deri tek mjeshtrit e pavdekshëm të fjalës dhe zërit, Sulejman Krasniqi dhe Dervish Shaqa, por më lejoni të veçoj në nderimin e sotëm një emër simbol qëndrese dhe disidence, një intelektual atdhetar dhe qytetar, shkrimtarin dhe veprimtarin e të drejtave të njeriut, “Mandelën e Lirisë” dhe heroin e gjallë të Kosovës, Adem Demaçin. Miku im Adem, jemi me fat që ju kemi sot midis nesh. Ju keni qenë dhe jeni nderi i kombit shqiptar, por nga sot edhe zyrtarisht e meritoni këtë titull të lartë nderimi”- u shpreh Topi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›