Jahjaga, Thaçi, Berisha: Rruga e bashkimit
Rruga e bashkimit, e nje rendesie te vecante, jo vetem per shqiptaret por krejt rajonin eshte quajtur autostrada e re Vermice Merdar, 38 kilometrave e para te se ciles u peruruan sot.
Ne ceremonine e rastit, moren pjese presidentja e Kosoves, Jahjaga, kryeministri Hashim Thaci dhe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota, në konferencën e nje dite me pare prezantoi parapërgatitjet rreth përurimit të pjesës së parë të autostradës Vërmicë-Merdar, në gjatësi prej 38 kilometrave, ku ftoi qytetarët e vendit që të marrin pjesë në përurim.
Do të jetë një ditë e shënuar për Republikën e Kosovës, është një e arritur shumë e madhe në historinë e ndërtimit të Kosovës, tha Mujota, i cili shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçmas të asaj pjese ku tashmë ka përfunduar ndërtimi i këtij segmenti, për siç u shpreh ai, bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Mujota shprehu falënderime edhe për autoritetet lokale për kontributin e dhënë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, si dhe firmën ndërtuese.
Ministri Mujota konfirmoi se autoriteti mbikëqyrës i autostradës ka certifikuar të gjitha punimet, gjë që dëshmon se punimet janë kryer sipas standardeve evropiane të ndërtimit.
Gjatë kësaj konference, Mujota bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë fuqishëm me ndërtimin e segmenteve tjera të kësaj rruge, si dhe shprehu bindjen e plotë se do të punohen edhe segmentet tjera pa ndërprerje, pasi që tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet si në aspektin buxhetor gjithashtu edhe në atë profesional. (kohaditore)