E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Të zbatohen marrëveshjet me Prishtinën

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç, deklaroi për mediat serbe se marrëveshjet e arritura me Prishtinën, nuk janë kundër interesave të serbëve të Kosovës dhe se të gjitha organet shtetërore, në secilin nivel, duhet t`i zbatojnë vendimet e shtetit të tyre.

Në kohën kur opozita serbe ka kërkuar dorëheqjen e Stefanoviç duke e quajtur atë tradhtar të vendit, shefi i bisedimeve me Kosovën theksoi se Serbia shtet ka hedhur poshtë çdo mundësi që do të shkelte Kushtetutën e Serbisë ose do të vërtetonte të ashtuquajturën shtetësi të Kosovës.

Veriu i Kosovës, në këtë moment ka qëllime të këqija dhe të dëmshme për interesin shtetëror të Serbisë, tha Stefanoviç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›