Lezhë, kapen me euro false, 3 në pranga
Tre persona kanë përfunduar në pranga mëngjesin e sotëm në Lezhë pasi akuzohen për falsifikim parash. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar shtetasit Gjok Dodaj 22 vjeç, Drilona Gjinaj 24 vjeç dhe Gjergj Nikolli 33 vjeç.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se denoncimi për tre të ndaluarit ka ardhur nga një punonjës i një kompanie siguracionesh ku 22-vjeçari kishte tentuar të paguante figuracionin e makinës.
Pasi ka konstatuar që eurot ishin false, punonjësi i kompanisë së siguracioneve e ka denoncuar 22-vjeçarin në polici. Policia bëri të mundur arrestimin 22-vjeçarit Gjok Dodaj ndërsa dy personat e tjerë janë arrestuar si bashkëpunëtorë.