Jahjaga: Zgjedhjet serbe, të patolerueshme në Kosovë
PRISHTINE-Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e zyrtarëve të lartë të Serbisë, që prekin çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale serbe edhe në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, kishte deklaruar se organizimi i zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë do të varet nga rrethanat dhe faktorët e sigurisë, por shteti serb do të përpiqet që të bëjë gjithçka që është e mundur që t’i realizojë principet kushtetuese të tij.
Por, Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes së Kosovës Ahtifete Jahjaga, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se zgjedhjet e paralajmëruara të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës janë ilegale, kundër kushtetuese dhe nuk prodhojnë asnjë efekt ligjor. Vllahiu ka theksuar se tentimi për të mbajtur zgjedhje lokale në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë është në kundërshtim me të gjitha dokumentet dhe rezolutat ndërkombëtare.
Ato janë cenim i integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe i ndërtuar në parimin qytetar. Zgjedhjet në Republikën e Kosovës organizohen me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe në gjithë territorin e Republikës. Çdo organizim i zgjedhjeve të një shteti tjetër brenda territorit të Kosovës është i papranueshëm dhe i patolerueshëm. Republika e Serbisë duhet të përmbushë dhe të respektojë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe të ndërtojë një fqinjësi të mirë me Republikën e Kosovës, si dy shtete me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Vllahiu.
Sidoqoftë, çështja e mbajtjes ose jo të zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës prej ditësh ka qenë temë e debateve dhe polemikave edhe në Serbi. Përfaqësuesit e opozitës në Serbi, i kanë akuzuar autoritetet e Beogradit duke thënë se anashkalimi eventual i Kosovë sa u përket zgjedhjeve lokale, do të nënkuptonte tradhti dhe pranim të shtetit të pavarur të Kosovës nga shteti serb.
Në anën tjetër, në zgjedhjet lokale të organizuara nga Serbia, në vitin 2008, mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë dhe institucionet vendore, patën kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në vend.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i pati quajtur të paligjshme këto zgjedhje, duke thënë se ato e shkelin Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, por gjithashtu kishte deklaruar se mbajtjen e zgjedhjeve nuk do ta pengojë me forcë.
(d.b/BalkanWeb)