E Diel, 1 Nëntor 2026

Costa Concordia, dëgjesa për tragjedinë, Familjarët: Duam të vërtetën

Itali- Informacioni kyç lidhur me fundosjen e anijes Costa Concordia i është dorëzuar një paneli ekspertësh gjatë një seance paraprake dëgjimi në Itali.

Ekspertët e kontraktuar nga Gjykata do të shpenzojnë muaj të tërë për shqyrtimin e provave. Së paku 30 persona besohet të kenë vdekur kur anija mbeti në një masiv rëre me 13 janar në brigjet e Toskanës.

Kapiteni Francesco Schettino mohon akuzat për vrasje, sipas së cilave ka shkaktuar mbytjen dhe ka braktisur anijen përpara se të evakuoheshin të gjithë personat në bord. Mësohet se ai s’ka marrë pjesë në seancën e sotme dëgjimore në Grosseto, raporton BBC.

Kunati i Schettinos ka thënë se kapiteni po ndihet në depresion dhe i frikësuar teksa vëren hetuesit që nuk largohen nga shtëpia e tij afër Napolit, dhe vdekjet e atyre që s’mbijetuan po peshojnë mbi të.

Avokati i tij Bruno Leporatti shtoi se kapiteni është i tronditur nga aksidenti. “Ai është një njeri që ka ndjenja, që i vjen shumë keq për çka ndodhi”- shton ai.

Dëgjesa u bë në teatrin e Grossetos që është shndërruar në një sallë gjyqi të përkohshme ku moren pjesë të mbijetuar, avokatë dhe familjarë të viktimave.

“Ne duam të dimë të vërtetën, çfarë ndodhi, dhe çfarë duhet të bëjmë tani. Kjo është gjithçka kërkojmë”- tha Hilaire Blemand për Euroneës, nëna e një 25-vjeçari që ishtë në anije së bashku me të dashuren 23-vjeçare. Të cilët ende s’janë gjetur.

Ndërkaq nuk u lejuan të merrnin pjesë as publik i thjeshtë adhe as gazetarë. Provat dhe dëshmitë e mbledhura që prej përplasjes, përfshirë të dhënat e kutisë së zezë, iu dorezuan panelit me dy ekspertë dhe dy akademikë detare.

BBC shton se këta 4 eskpertë do të përpiqen të rindërtojnë se çfarë ndodhi me 13 janar për të ndarë përgjegjësitë e tragjedisë. Anija që mbante në bord 4.200 persona dhe ekuipazh ishte pjesë e Costa Cruise, kompani që ka fajësuar kapiten për çka ndodhi. Costa Cruise ka ofruar mbështetjen e plotë për hetimin e ngjarjes tragjike.

D.Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tjetër fatkeqësi për ‘Costa Crociere’, ‘Allegra’ përfshihet nga flakët, s’ka viktima Itali- Një vit i tmerrshëm po rezulton 2012-ta për Costa...
  2. Lirohet Amanda Knox. Familja e Kercher: Duam të vërtetën Pas vendimit të Gjykatës së Peruxhias që e ka shfajësuar...
  3. Tragjedia e “Costa Concordias”, ja pamjet pak para përplasjes Anija me turistë “Costa Concordia” i mori jetën disa personave...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›