Jahjaga dhe Thaçi urojnë Ramën

Një ditë pasi është votuar në Kuvend dhe është betuar para Presidentit të Shqipërisë, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në një telegram urimi për kryeministrin e ri Edi Rama thotë se zgjedhja e tij dëshmon “përkushtimin e të gjithë qytetarëve për një të ardhme më të mirë dhe shkallën e lartë të demokracisë që shënon sukses në avancimin e proceseve të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së”.
Edi Rama poashtu ka marrë një telegram urimi edhe nga homologu i tij kosovar Hashim Thaçi.
Thaçi, i cili ka takuar Ramën në fundjavë në Prishtinë, i ka shprehur shpreh të sapovotuarit “përgëzimet më të sinqerta” në ditën e parë të punës si Kryeministër.
“Dua të shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim që bashkëpunimi mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të thellohet dhe të konsolidohet edhe më tej, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik, të edukimit, të kulturës dhe në të gjitha sferat e bashkëpunimit ndërshtetëror”, thuhet në telegramin e homologut kosovar të Ramës.Indeksonline/