Vdekje e dyshimtë

Një person i moshës rreth 50 vjeçare është gjetur i vdekur në banesën e tij në rajonin e Deçanit. Ai është gjetur rreth orës 18:30 pa shenja jete ndërsa shkaqet e vdekjes akoma janë të panjohura.
Rastin e konfirmon edhe drejtoria rajonale e Policisë në Pejë.
“Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën Sali Çeku në Deçan. Shkaqet e vdekjes akoma nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë si dhe prokurori”, konfirmoi për Indeksonline, Teki Syla, asistent ekzekutiv i drejtorit të policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. /Indeksonline/