E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në BE kërkon njohjen e Kosovës

Për herë të parë në Bruksel, kryeministri Edi Rama i është drejtuar euro parlamentarëve lidhur me programin e qeverisë së tij.

Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe Kosovën për të cilën tha se qeveria e tij do të ketë bashkëpunim të ngushtë:

“Do të ketë një bashkëpunim të mirë ndërmjet qeverisë Shqiptare dhe asaj Kosovare.

Mendoj se njohja e plotë e Kosovës nga të gjithave vendet e BE-se është gjëja më e drejt për rajonin”, tha Rama

Ndërsa euro parlamentari Eduard Kukan tha se ndryshimi është i mundur dhe se agjenda evropiane e Shqiperisë është në fokusin e BE-së.

Kurse euro parlamentarja sllovene Tanja Fajon tha se është mesazh i fortë i prezenca e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel vetëm disa orë pas betimit si kryeministër. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›