Gjermania, kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri

Thomas de Maiziere dhe Guido Westerwelle
Qeveria e Gjermanisë, ashtu edhe si në rastin e Libisë, kundërshton ndërhyrjen ushtaraken në Siri. Ministri i Jashtëm, Guido Vestervelle dhe ministri i Mbrojtjes, Tomas de Maiziere kundërshtojnë një ide të tillë dhe kërkojnë të gjendet një zgjidhje politike për popullin sirian.
Jemi para një situate shumë komplekse dhe të rrezikshme në Siri, por nuk duhet të ushqejmë spekulimin e pavërtetë se ndërhyrja ushtarake mund të rregullojë situatën, është shprehur Verstervelle.
Gjithashtu qëndrim të fortë kundër ndërhyrjes ushtarake ka mbajtur edhe De Maiziere. Sipas tij është shumë e vështirë për tu kapërdirë që intelektualë nga e gjithë bota flasin në favor të përfshirjes së ushtarëve në një kohë që nuk do të mbajnë llogari për atë që do të ndodhë. /F.S/