E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga e Thaçi urojnë presidentin e ri të Shqipërisë

Presidentja dhe kryeministri i Kosovës, përmes telegrameve kanë uruar zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanin.
 

Presidentja  Atifete Jahjaga ka shprehur përkushtimin për bashkëpunim të gjithanshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në përparimin dhe mirëqenien e kombit dhe në rrugën e integrimit, të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Republika e Kosovës i sheh me dashamirësi të gjitha përparimet e Shqipërisë dhe avancimin e proceseve demokratike, të parlamentarizmit dhe të ndarjes së pushteteve si dhe avancimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut”, thuhet në telegramin e zonjës Jahjaga.
 

Ndërsa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar se zgjedhja e Nishanit në krye të shtetit, është edhe një arrtije për demokracinë shqiptare dhe shenjë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur e sigurt nga e ardhmja. “Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë, dhe çdo stabilitet, përparim dhe arritje demokratike është fitore për qytetarët eShqipërisë, për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi.

Një ditë më parë, Bujar Nishani u zgjodh me 73 vota pro të mazhorancës, president i Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›