Jahjaga, e gatshme të takohet me Nikoliçin

Presidentja Jahjaga
PRISHTINË – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është e gatshme që ta takojë presidentin e ri të Serbisë, Tomislav Nikoliç. Zëdhënësi i Zyrës së Presidencës, Arbër Vllahiu, ka thënë se presidentja Jahjaga mund të takohet kurdo dhe kudo, nëse një gjë e tillë është në interes të Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, që me zgjedhjen në këtë funksion ka deklaruar se do të jetë e gatshme që të takohet me këdo, kurdo dhe kudo, kur kjo është në interes të popullit dhe të shtetit të Kosovës, ka thënë për Kohën Ditore Arbër Vllahiu, i pyetur rreth planeve të fundit të Brukselit për një takim të liderëve kosovarë me ata serbë.
Gazeta ka raportuar një ditë më parë, se në Bruksel po punohet që një takim mes Jahjagës dhe Nikoliçit, që kjo të shënojë përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nga dialog teknik në marrëdhënie të nivelit më të lartë.
Ndërkombëtarët nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e takimit në nivel kryeministrash, nëse Boris Tadiç do të zgjidhet kryeministër i Serbisë. Mirëpo, takimi Jahjaga-Nikoliç konsiderohet më i mundshëm. /M.A./