Integrimi, Di Rupo: Përfundoni reformat, duhet edhe shumë punë
Bruksel- Gjatë takimt me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, kryeministri belg ka bërë thirrje që Shqipëria të përmbushë reformat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jetë pjesë e BE- së.
Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se vendi ynë ka shumë për të bërë, por nëse i përmbush të 12 kriteret do të jetë pjesë e familjes evropiane.
Shqipëria duhet të respektojë zbatimin e ligjeve dhe duhet ta bëjë në mënyrë që të ndryshojë disa sisteme; duhet që transparenca për shembull në procesin elektoral të jetë e padiskutueshme; duhet që të gjithë qytetarët shqiptarë të jenë të sigurt që nga momenti i parë deri tek rezultati përfundimtar që çdo gjë është korrekte dhe transparente dhe të mos kenë dyshime në këtë drejtim. Është po ashtu edhe reforma parlamentare, si parlamenti mund të kontrollojë qeverinë pasi në demokracitë moderne është parlamenti që kontrollon qeverinë dhe jo qeveria parlamentin. Pra, fati i Shqipërisë është në Europë, por Komisioni e ka thënë (është edhe këndvështrimi belg) që këto reforma të brendshme të kryhen, dhe nëse këto ndryshime, transparenca, zbatimi i ligjit nuk realizohen, atëherë është e qartë që do të ketë vonesë për të hyrë në Bashkimin Europian- deklaroi kreministri belg Elio di Rupo.
Më tej ai ka thënës se në BE nuk mund të futesh sikur po shëtit në një lëndinë, por duhet të punohet, dhe Shqipëria ka shumë për të bërë. Sipas tij nevojiten reforma në gjyqësor, parlament, dhe antarsimi do të vijë kuur këto të jenë kryer.
Po, por duhet të dëgjohet mirë ajo çfarë ne themi. Nuk shkohet në Bashkimin Europian sikur po shëtit në pyll, ka kushte, kushte dhe rregulla themelore që duhen respektuar siç janë transparenca, demokracia, pavarësia e gjyqësorit, si dhe fakti që parlamenti është institucioni më i lartë që kontrollon qeverinë. Shkurt, nuk mund të hyhet në BE sikur po shëtisim në një lëndinë. Ne jemi pro për atë që të mund ta bëjmë që Shqipëria të jetë pjesëtare në BE, ne mendojmë që destinacioni i vendeve ballkanike është në gjirin e Bashkimit Europian, por duhen kryer përpjekjet e domosdoshme, ashtu si edhe vendet e tjera, të garantohet transparenca dhe ndarja e pushteteve- vijoi ai.
Po sot socialsiti Rama në kuadër të vizitës së tij në Belgjikë ka takuar edhe Presidentin e Parlamentit Europian Martin Schultz, ku u diskutua rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.