E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga ekskluzivisht ne Abc News Jo ndarje per veriun

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e abc news Sonila Meco presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga, ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së veriut të Kosovës, duke vlerësuar të rëndësishme zbatimin e marrëveshjeve teknike dhe nisjen e dialogut Prishtinë-Beograd në funksion të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Jahjaga ka folur gjatë kësaj interviste për presidencën e saj, përplasjet politike, teksa ka përjashtuar dhe opsionin e dorëheqjes.

Cfarë pret Kosova në progress-raportin e Komisionit Europian, marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, edhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, në optikën e kryetares së republikës së Kosovës do të keni mundësi t’i ndiqni në këtë intervistë eksluzive në abc news, sonte në orën 20.00

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›