Rama Nuk votojme asnje nisme ligjore perfshire ligjin per Gjykaten e Larte
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka deklaruar se opozita nuk do të votojë asnjë nismë ligjore, përfshirë ligjin për Gjykatën e Lartë, pa u zgjidhur çështja e drejtimit të Këshillit të Qarkut Fier. Kryesocialisti theksoi se të gjitha vendimet e gjykatave janë në favor të Partisë Socialiste.
“Thotë se kërkojmë pazar, se duam Fierin për integrimin. Ne kërkojmë vetëm zbatimin e 7 vendimeve të Gjykatës së Parë, 4 të Apelit dhe dy të Gjykatës së Lartë, plotë 13 vendime të gjitha në favor të PS për Qarkun e Fierit, këtë qark që e ka humbur e mban peng. Kaq flagrante kjo pengmarrje, sa edhe gjykatat e njohura për nënshtrimin ndaj Saliut, nuk kanë dhënë asnjë vendim në favor të Saliut”-deklaroi Rama.
Numri një i PS-së, ka vijuar akuzat në adresë në Ministrisë së Transporeteve e Punëve Publike, lidhur me atë që opozita e konsideron si financim i paligjshëm i mediave pranë qeverisë. Duke e cilësuar si një precedent të rrezikshëm, Rama i bëri apel Prokurorisë që të hetojë e të zbardhë të vërtetën. Ai bëri me dije se opozita do të paraqesë në parlament një nismë ligjore për reklamat qeveritare.