E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga takim me Moisiun dhe Mejdanin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ish-presidentët e Shqipërisë, zotin Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdanin.

Gjatë fjalës së saj Jahjaga tha se me angazhimin e tyre gjatë mandatit dhe funksionit, në periudha të rëndësishme për Shqipërinë, Moisiu dhe Mejdani "ndikuan në proceset demokratike dhe në avancimin e proceseve për anëtarësim të Shqipërisë në NATO".

Dy ish-presidentët vlerësuan pozitivisht zhvillimet e deritanishme në Kosovë dhe avancimin e saj në proceset e integrimit euroatlantik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›