Tiranë, vjedhjet e stimuluara, trend i kohës

Slogani se rastësia është mbreti i botës zbatohet fare mirë në ngjarjen e ndodhur në vjedhjen e një lokali bastesh sportive. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të 9 katësheve, pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Punonjësi i pikës së basteve Arian Cuka i ka pasur një sasi parash borxh pronarit të këtij lokali dhe për të shlyer atë ka tërhequr në fund të ditës paratë e mbledhura nga xhiroja, duke e bërë që të duket si vjedhje. Sipas policisë së komisariatit nr.1, Cuka ka thyer xhamin e derës, duke e stimuluar si një vjedhje dhe më pas është larguar. Por patrulla e përgjithshme e komisariatit nr.1, e cila ka qenë duke patrulluar në zonën e 9 katësheve ka kapur Arian Cukën, duke e shoqëruar në qeli dhe ka nisur hetimin për të zbardhur vjedhjen e stimuluar në pikën e basteve. Menjëhërë oficerët e policisë gjyqësore kanë nisur zbardhjen e kësaj ngjarjeje , ndërsa kanë sekuestruar edhe mjetet që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj vepre penale