E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohu Kosovën, Serbia përzë Ambasadorin e Ganës

Beogradi zyrtar ka përzenë ambasadorin e Ganës në Serbi, Samuel Valis-Akyianu, në përplasjen e ashpër ndërmjet këtyre dy shteteve. Sipas mediave kosovare, shkak për këtë është bërë njohja që Gana i ka bërë shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Për këtë ka raportuar sot në Parlamentin e Ganës ministri i Jashtëm, Alhaji Mohammed Mumuni, i cili tha se ky është një presion i Serbisë për ta tërhequr njohjen, ndaj të cilit Gana nuk do të përkulet, dhe si rrjedhojë do ta mbyllë ambasadën e vet, dhe atë të Serbisë në Accra.

“Marrëdhëniet e gjata të mira ndërmjet Ganës dhe Serbisë, që datojnë qysh nga koha e ish-Jugosllavisë tani mund të bazohen vetëm në konsiderata politike, më shumë sesa në interesa të dyanshme ekonomike. Reagimi i Qeverisë së Serbisë ndaj njohjes që i kemi bërë Kosovës njuk na lë me opsion tjetër pos ta urdhërojmë mbylljen komplete të misionit tonë në Beograd. Për më tepër Qeveria e Serbisë ka urdhëruar mbylljen e konsullatë së saj në Accra”, ka thënë Alhaji Mumuni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›