E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga takon Klintonin: Bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Serbinë

Klinton - Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është pritur në një takim Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Hilari Klinton, në kuadër të takimit të grave lidere të botës në Nju Jork.

Klinton duke siguruar se SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Kosovë në të gjitha fushata theksoi se Kosova ka të hapur perspektivën Evropian me arritjen e marrëveshjeve të fundit me Serbinë.

Nga ana e saj Jahjaga, duke e falënderuar Klintonin tha se mbështetja që SHBA-ja vazhdon ti jap Kosovës është e një rëndësie të posaçme që ndihmon të gjitha proceset në vend.

Ajo ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të insistoi më shumë në angazhimin e Republikës së Serbisë në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe në veçanti në shuarjen e strukturave të jashtëligjshme në tri komunat  në veri të Kosovës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›