PDIU reagon ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme Greke
Një sjellje e tillë e shantazhimit të Shqipërisë, me procesin e integrimit, vetëm e vetëm për të përmbushur oreksin e pangopur nacionalist të qarqeve të caktuara në Greqi, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me politikën zyrtare të Bashkimit Evropian dhe me vlerat e larta që Brukseli do të përhapë në Ballkan.
Ministri i jashtëm grek, ka reaguar në mënyrë jo korrekte në shumë raste, siç ishte rasti i fundit për një të dënuar ordiner për dëmtim varresh.
“Ishte pikërisht reagimi i PDIU-së, ndaj dhunimit të varreve të Boboshticës, ndaj rolit negativ jashtëdiplomatik të konsullit grek të Korçës, denoncimi i censusit dhe amendamentet e saj qe u bene garant i mosabuzimit, që me siguri nuk i ka pëlqyer Greqisë, dhe që zëdhënësi grek i etiketon si qëndrime shqetësuese të PDIU.
Ne e sqarojme zotin Dhelavekuras se qëndrimet e PDIU nuk bihen kurrsesi ndesh me frymën integruese të Shqipërisë, përkundrazi, në programin e partisë sonë integrimi në Bashkimin Evropian dhe, thellimi i marrëdhënieve me vendet e Aleancës së Atlantikut, janë prioritete thelbësore”, thuhet në komunikatën e shpërndarë për media.
Më tej, PDIU shprehet e bindur se kërkesat legjitime të komunitetit çam, janë të frymëzuara drejtpërsëdrejti nga parimet evropiane më të çmuara, sikurse është, e drejta e pronës, e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe riatdhesimit të Shqiptarëve të Çamërisë në trojet e tyre.
Greqia duhet të tregojë më shumë respekt ndaj institucioneve shqiptare siç është Gjykata Kushtetuese, dhe në këtë drejtim, po dëgjojmë njoftime kontradiktore në lidhje me Marrëveshjen e Detit.
“Ajo Marrëveshje nuk mund të ridefinohet thjesht në terma, por ajo duhet të shqyrtohet tërësisht, në përputhje me parimet e përcaktuara në vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese. Perfitojme nga rasti i kesaj deklarate per t'i bere thirrje shtetit grek qe te mesoje, nga vende te tjera evropiane me te perparuara sikurse eshte Italia, e cila sapo ka adoptuar, Karten Evropiane te Gjuheve Rajonale dhe Minoritare, duke mundesuar, mesimin e Gjuhes shqipe, por edhe gjuheve te tjera, minoritare apo rajonale si sarde, friuliane apo ladine”, thuhet në komunikatë./Start/
2012-03-10 15:23