E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimin e Preshevës me Kosovën e përkrah vetëm VV-ja

Kuvendi i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik parlamentar në Kosovë, që ka mbështetur Deklaratën Politike, të miratuar nga 66 këshilltarët shqiptarë nga të tria komunat e Luginës së Preshevës, përmes së cilës konrmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për tu bashkuar me Kosovën.

Partitë tjera parlamentare në Kosovë, janë shprehur të rezervuara ndaj deklaratës politike të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së e AAK-së thonë se i kuptojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shkaku i diskriminimit, por sipas tyre, lëvizja e kujve nuk është zgjidhje.

Ndonëse nuk e përkrahin vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin e tyre me Kosovën, ata janë pro një bashkëpunimi më të thellë ndërmjet përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës me institucionet e Kosovës. /Zëri/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›