E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga të mërkurën në Bruksel, takime për korupsionin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që pas dy ditësh të vizitojë Brukselin ku do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule.
 

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Pia Ahrendkilde Hansen, gjatë takimeve me presidenten Jahjaga, do të bisedohet më së shumti për luftën kundër korrupsionit në Kosovë, reformën e sistemit të drejtësisë sikur edhe nevojën për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, raporton KTV.
 

Pritet që gjatë vizitës në Bruksel presidentja e Kosovës Jahjaga të takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, dhe sipas të gjitha gjasave, edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›