E Diel, 1 Nëntor 2026

Hugo Çavez fillon fushatën për rizgjedhje

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka filluar fushatën për rizgjedhjen e tij për një mandat të tretë presidencial, duke u përpjekur t`i bindë votuesit se është shëruar nga kanceri dhe gëzon shëndet e nevojshëm për një president.

Vitin e kaluar udhëtimet e udhëheqësit socialist 57-vjeçar u kufizuan pas trajtimit me rreze që ai mori në Kubë, për të kuruar sëmundjen. Zoti Çavez i ka shtuar paraqitjet në publik.

Shumica e anketimeve tregojnë se zoti Çavez udhëheq garën me rivalin e tij, 40-vjeçarin Henrique Capriles.

Zgjedhjet presidencial në Venezuelë do të mbahen në tetor. Hugo Çavez erdhi në pushtet 14 vjet më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›