Jahjaga udhëzon ambasadoren e re në Itali, Bukurije Gjonbalaj

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjelljes para nisjes në detyrë ambasadoren fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj, të cilën e udhëzoi për detyrën në shërbim të vendit.
Presidentja Jahjaga, gjithashtu përcolli përshëndetjet për Presidentin e Italisë si dhe për qytetarët e këtij vendi, duke shprehur përkushtimin që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona të zhvillohen dhe të përparohen më tej.
Ajo e vlerësoi lart ndihmën dhe përkrahjen që ka dhënë dhe po e jep Italia për Kosovën.