E Shtunë, 31 Tetor 2026

Precedenti Jahjaga

Sqarimi i mandatit pesëvjeçar të Presidentes mund t’i shërbejë Qeverisë të rrijë në pushtet deri më 2014. Ekspertë kushtetues thonë se sikurse marrëveshja për shkurtim e mandatit të Jahjagës, edhe ajo për kufizimin e jetëgjatësisë së Qeverisë është antikushtetuese. Megjithëkëtë, LDK pret zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në vitin 2013. E, në PDK thonë se do të respektojnë edhe vendimet e gjykatës, edhe marrëveshjet politike.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, se shkurtimi i mandatit të Presidentit është antikushtetues, po shikohet si mundësi për t’u përdorur nga koalicioni qeverisës për vazhdimin e mandatit kushtetues katërvjeçar të Qeverisë.

E, jo ashtu siç është paraparë me marrëveshjen antikushtetuese të arritur në prill të vitit të kaluar mes Lideri të PDK’së, LDK’së dhe atij të AKR’së, që zgjedhjet parlamentare të mbahen vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Profesori i lëndës ‘Sistemet elektorale’ në Universitetin e Prishtinës, Sadik Haxhiu, sqaron se marrëveshja e arritur mes tri partive politike edhe për mandatin e Qeverisë nuk ka fuqi kushtetuese të zbatohet.

Sipas tij, mandati kushtetues katërvjeçar i Qeverisë mund të ndryshojë vetëm nëse ndryshojnë rrethanat politike në Kuvend - jep dorëheqje Kryeministri; votohet mocioni i

mosbesimit të Qeverisë ose votimi i dy të tretat e deputetëve për shpërndarjen e Parlamentit.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshëm te Gazetës Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›